-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-

-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem-
 
PortalForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pak shpresë olimpike edhe për Fixhin e Samoan

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mc-LiNdY
Webmaster
Mc-LiNdY


Numri i postimeve : 140
Join date : 16/03/2010
Age : 33
Location : ITALY

Pak shpresë olimpike edhe për Fixhin e Samoan Empty
MesazhTitulli: Pak shpresë olimpike edhe për Fixhin e Samoan   Pak shpresë olimpike edhe për Fixhin e Samoan EmptyTue Mar 30, 2010 7:34 am

Pak shpresë olimpike edhe për Fixhin e Samoan 74987717


Hong Kong, 30 mars - Në historinë 114-vjeçare të lëvizjes olimpike, shtetet e vogla si Fixhi e Samoa kurrë nuk kanë fituar ndonjë medalje. Por, shpresat e këtyre dy vendeve të vogla në Oqeani, janë rritur më 9 tetor kur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ka votuar për futjen e ragbit me nga shtatë lojtarë në programin e Lojërave Olimpike Verore të vitit 2016 që do të mbahen në Rio de Janejro të Brazilit. Ragbi normal luhet me nga 15 lojtarë dhe ndeshja zgjatë më shumë.
Dy shtetet e vogla të paqësorit mund të mos kenë sprinter apo notues të klasit botëror. Por, të dy vendet janë shumë të forta sa i përket sportit të ragbit.
Fixhi është kampion i dyfishtë i botës në ragbi. Samoa asnjëherë nuk e ka fituar trofeun e botës, por është në formë fenomenale kohëve të fundit. Ka fituar tre turne rresht në Las Vegas, Adelaide dhe Hong Kong.
"Nuk e kam njohur asnjë sportist nga Fixhi që ka garuar në Lojërat Olimpike. Mendoj se ky është rasti i vetëm për ne që të garojmë", ka thënë legjenda e ragbit të Fixhit, Waisale Serevi, që tash është pensionuar. Serevi po ashtu kishte dhënë kontributin e tij që ragbi të marrë statusin e sportit olimpik.
"Vendi ynë nuk ka fituar asnjë medalje në Lojërat Olimpike. Kështu që na është dhënë mundësia që të fitojmë ndonjë medalje dhe të njihemi në arenën olimpike", ka thënë trajneri i Samoas, Stephen Betham.
Betham thotë se së shpejti pret që zyrtarët e Federatës së Ragbit të Samoas të nisin të përcjellin tinejxherët dhe të përgatisin një skuadër sa më të fortë për Olimpiadën 2016.
"Stafi ynë do të monitorojë shkollat dhe do të identifikojë talentet e rinj që kanë potencialin të arrijnë në përfaqësuese", ka thënë Betham.
Por, dy shtetet janë edhe të kujdesshme që të mos nxitohen. Në gjashtë vitet e ardhshme, deri te Olimpiada e Rio de Janeiros, ragbi pritet të bëhet sport edhe më konkurrent dhe nuk do të dominohet nga vendet si Zelanda e Re, Australia, Anglia dhe Afrika e Jugut. Po ashtu vetëm 12 skuadra do të kualifikohen për Olimpiadën 2016.
"Ne kemi një rast, por duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe shumë skuadra të tjera kërkojnë medalje", ka thënë Serevi, që me Fixhin fitoi dy herë titullin e Botës në vitin 1997 dhe 2005.
"Ka ende shumë kohë. Por, ne duhet të kemi një plan të duhur", ka thënë trajneri i Fixhit, Iliesa Tanivula.
Për dy vendet në anën e kundërt të spektrit, ekziston një entuziazëm krejt tjetër. Kina dhe SHBA-ja që së bashku fituan 87 medalje në Olimpiadën Verore "Pekin 2008", janë vende ku ragbi është në plan të dytë. Por, ato shpresojnë se tash pasi sporti është bërë olimpik të rritet edhe popullariteti.
"Ky vendim vërtetë ka legjitimuar sportin", ka thënë trajneri i Përfaqësueses së SHBA-së në ragbi, Al Caravelli.
Ish-lojtari i futbollit amerikan, Zach Test, ka ndërruar sportin duke kaluar në ragbi me nga shtatë lojtarë dy vite më parë. 20-vjeçari thotë se ky sport është mjaft ideal për transmetim në SHBA. Në Kinë, ragbi është sport dytësor prapa zhytjes, pingpongut dhe badmintonit. Aktualisht luhet në nivel universitar dhe nuk ka ndonjë bujë të madhe.
Trajneri i Kinës, Jiang Xuming, ende nuk është në dijeni se sa shumë zyrtarët e sportit kinezë do të investojnë në ragbi. Por, ai shpreson që ragbi të bëhet sport nacional.
"Situata do të jetë definitivisht shumë më e mirë sesa që është tani", ka thënë Jiang.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://WwW.AlBa-ViP.CoM  :D
 
Pak shpresë olimpike edhe për Fixhin e Samoan
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
-Mire Se Erdhet Ne www.Alba-Vip.com Ju Urojm Argetim Te Kendshem- :: SPORTI :: Sporti Pergjithshem.-
Kërce tek: